Rama: Finalizohet kalendari kulturor dhe artistik, tashmë çdo gjë në 1 aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në prezantimin e një aplikacioni të ri i cili synon të promovojë sa më mirë bukuritë, artin dhe kulturën shqiptare.
TEA (Turism Events of Albania) është emri i këtij aplikacioni që sipas kryeministrit ka ardhur si pasojë e një pune të nisur prej vitesh dhe që do të jetë në zhvillim të vazhdueshëm.
Kryeministri Rama tha se ky aplikacion është fryt i një pune të gjatë dhe tashmë është i aksesueshëm nga kushdo.
“Kalendari Kulturor dhe Artistik është një punë e filluar prej vitesh bashkë me Mirelën, dhe sot është në një fazë të re, por në zhvillim të vazhdueshëm sepse e besojmë shumë që Shqipëria turistike është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave e bukurive natyrore në tërësi dhe arsyet për ta vizituar janë shumë më tepër se sa kaq.
Bashkimi në ofertën tonë turistike i trashëgimisë kulturore, artit, gatimit, aktiviteteve më bashkëkohore janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur kapacitetin që Shqipëria ka në thithjen e turistëve nga e gjithë bota dhe faktikisht ky kalendar me këtë aplikacion bëhet tërësisht i aksesueshëm.
Çdokush informohet në kohë reale, sipas vendndodhjes për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar për të aksesuar teatër, koncerte, festa, muzeume e të tjera me radhë. Ky aplikacion është pasqyrë e një pune në gjithë territorin e vendit, e gjitha tanimë mblidhet në një vend dhe publikohet dhe njëkohësisht vihet në dispozicion të kujtdo nëpërmjet ndërveprimit me të gjitha institucionet, gjë që ka nisur ta bëjë Agjencia Kombëtare e Turizmit”,-tha Edi Rama.
TEA është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.
Në aplikacionin TEA do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA do të sjellë informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip dhe në anglisht. Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.
Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.
Në fjalën e saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se tashmë Shqipëria ka një menu të plotë turistike, që përveç bukurive të natyrës e mikpritjes, ofron edhe ngjarje kulturore që nuk duhen humbur.
“Na ka munguar një menu e plotë e Shqipërisë turistike, që përveç diellit të plotë, detit mesdhetar, ushqimit të jashtëzakonshëm, hireve të trashëgimisë kulturore, bukurive natyrore, njerëzve më të dashur të rruzullit, ofron dhe shumë zbavitje, kënaqësi estetike, talente artistike, festa e ngjarje të vërteta kulturore, që nuk duhen humbur”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u kërkoi edhe operatorëve të telefonisë mobile që ta përfshijnë si njoftim në mesazhin SMS që u dërgohet vizitorëve të huaj të cilët hyjnë në territorin e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjekja shqiptare tregon pse u largua: S’më dhanë punë, me 200 euro do qëndroja
- Të afërmit e viktimave të nëndetëses kërkojnë hetim për tragjedinë
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit