Investimet për rininë dhe sfidat e punësimit në Bashkinë Shkodër

24 Qershor 2023 | 15:00

Një prej tematikave të shqyrtuara në emisionin RinVote në Euronews Albania ishin dhe sfidat e punësimit në bashkinë e Shkodrës, ku pati një përballje mes përfuqasuesve politikë të opozitës dhe mazhorancës mbi atë ccfarë është bërë dhe atë ccfarë duhet të bëhet në vijim. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, tha se në drejtimin e pushtetit lokal gjatë qeverisjes nga të djathtë, në Shkodër janë aplikuar disa programe në mbështetje të të rinjve. Ajo përmendi bursat e dhënë nga bashkia për studentët e Universitetit të Shkodrës si dhe fuqizimin e qëndrave rinore dhe Atelies për trajnimin e tyre.

“Pa diskutim që bilanci është pozitiv i këtyre 32 viteve. Sa i përket, më kryesorja që është bërë për rininë nga bashkia Shkodër është qendra rinore Atelie, që për mua është krenaria, është një qendër që është krijuar dhe administrohet nga bashkia ku të rinjtë trajnohen, bëjnë konferenca dhe marrin dije nga më të ndryshmet. Në programin e 4 viteve të ardhshme është një ndër pikat zgjerimi i trajnimeve në fusha të reja. Ka edhe mbështetje të ndryshme që u janë bërë të rinjve. Bashkia ka mbështetur studentët përmes programit të bursave, administrata e bashkisë nuk vjen nga militantët e PD, të parët që janë akses për t’u punësuar kur krijohen hapësirat janë studentët e universitetit të Shkodrës”, tha Ulqinaku.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e Partisë Socialiste Jona Leqezja, njëherazi dhe kandidate për Këshillin Bashkiak tha se nëse PS fiton, Shkodra do të kthehet në një qendër rajonale ekonomike që do të ndihmojë dhe në punësimin e të rinjëve.

Sipas saj plani i Benet Becit është i fokusuar në zhvillimin ekonomik që më pas do të katalizohet dhe në mbështetje për të rinjtë e qytetit.

“Sa i përket pjesës strikte çfarë kemi kompetence unë si këshilltare e ardhme bashkiake, do ta nisja pak më herët te grupet që janë në universitet, ka qenë ndër kauzat kryesore që kam pasur, përfshirë transportin publik. Dhe me një lobim shumë sistematik është bërë e mundur, me financim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, krijimi i një terminali që nesër do sistemoj transportin publik. Për t’i shtuar një shërbim tjetër që nuk funksionon Shkodrës. Për të dhënë një kontribut sado të vogël për ta rikthyer Shkodrën në një qytet universitar, dhe për këtë zotohem t’i shkoj deri në fund siç kam bërë deri tani. Sa i përket platformës madhore për rininë, është pjesë e vizionit që duhet të vijë nga kandidati dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë. Plani kryesor që kemi si forcë politike për Shkodrën dhe prijësi i saj Benet Beci është që Shkodra duhet të jetë në një qendër e rëndësishme ekonomike. Nëse biznesi zhvillohet çdo gjë shkon në vendin e vet. Nëse një vend nuk ka një biznes të qëndrueshëm, vendet e punës nuk do jenë për të rinjtë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
09:45 | 27/07/2026

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026