Arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

24 Qershor 2023 | 18:40

Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Gjici është arrestuar në banesën e tij nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në bazë të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e ish-kryebashkiakut.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Arrestimit i Gjicit vjen pas videoskandalit të publikuar në media më datë 16 qershor ku ai shihej duke pasur marrëdhënie intime me shtetasen Alma K. në ambientet e zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit.

Në këmbim të favoreve seksuale Gjici i premtoi vajzës dhënien e një tenderi për kastrimin e qenve në bashkinë që ai drejtonte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026