“Ndihem 24 vjeç se ha vezët e thëllëzës”, fermeri: Ilaçe nuk pi se s’besoj te mjekët
Iliri, të cilit mjekët i thanë se i kanë mbetur rreth 6 muaj jetë, shprehet për “Real People” se nuk i beson më atyre dhe mendoi të bëhet “doktor i vetes”.
Ai ka refuzuar analizat dhe mjekimet që mjekët gjermane i kanë dhënë për dyshimet e tyre për tumor në kokë, çka ka bere shume njerëz të mendojnë se duhet te konsultohet me një psikiatër.
“Nuk kam besim te mjekët, madje shumë veta më kanë thënë mos e ke psikologjike. Duke qenë se unë nuk i marr ilaçet dhe nuk kam bërë çfarë më kanë thënë ata dhe më thonë mos ke kaluar depresion. Nuk është e vërtetë. Më kanë thënë edhe të shkoj te psikiatri. Kam shkuar 2 herë, por më ka thënë psikiatri, ti je në rregull”,-tha Ilir Kanani
Tashmë 6 muajt e parashikuar të jetës kanë kaluar me kohë, dhe sipas Ilirit, arsyeja ka qenë një e vetme: vezët e thëllëzat, ose siç e quan ai: Shpendi i mrekullive.
“Unë nuk marr as ilaçe, as medikamente, në terapitë që më kanë dhënë nuk kam shkuar. Ka njerëz që më kërkojnë vezë të thëllëzave. Familjarëve të mi u sugjeroj medoemos vezët e thëllëzave. Jetën ma kanë ndryshuar vezët e thëllëzave japoneze. Ndihem sikur jam 24 vjeç”,-tha Ilir Kanani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve