Sa vite burg rrezikon Safet Gjici? Ferdinand Dervishi: E ka të provuar me video…
Gazetari Ferdinand Dervishi ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania, për të folur rreth arrestimit të Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe sipas kodit 260 të procedurës penale ai rrezikon, të dënohet nga katër deri në 12 vite burg, në rast se vërtetohet akuza ndaj tij, e cila sipas gazetarit Dervishi, është e provuar nga materialet filmike.
“Për mua e ka të provuar me video. Është shumë e rëndësishme pjesa e parë e videos, se çfarë i ka thënë ajo dhe se çfarë i ka premtuar ai. Ne nuk e kemi pjesën e parë të videos. Besoj se prokuroria e ka parë të gjithën dhe e di përmbajtjen e videos.
Besoj se Gjici e ka kryer veprën penale. Por në zyrat e shtetit është kryer premtimi dhe nuk e dimë, por mund të ketë ecur edhe nga ana dokumentare, mund të jenë bërë një apo dy dokumente që përshpejtojnë procedurat, diku Gjici mund të ketë hedhur edhe një firmë. Megjithatë mendoj se për Gjicin edhe aq sa është dhënë në kamera, e penalizon”,-tha Ferdinand Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në