Çel siparin Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023

25 Qershor 2023 | 10:02

Në kalanë e gurtë të Gjirokastrës, mbrëmjen e së shtunës, ka çelur siparin e organizimit Festivali Folklorik Kombëtar.

Festivali Folklorik rikthehet pas 8 vitesh mungesë në qytetin e gurtë duke regjistruar festën më të madhe të traditës dhe folkut mbarëkombëtar.

FFK Gjirokastër 2023 shënon edicionin e 11-të të tij. Me një organizim të nivelit bashkëkohor në natën e parë të eventit performuan në skenën e kalasë së Argjiros, ansamblet dhe grupet popullore të qarqeve Kukës dhe Berat si dhe Ansambli Shqiptar i Këngëve dhe Valleve Popullore RMV.

Artistët popullorë sollën vlerat më të arrira të këngëve, valleve popullore, riteve, etnografisë të zonave që përfaqësonin.

Në vazhdim skena artistike e festivalit u zhvendos në sheshin “Çerçiz Topulli” ku Elif Sanchez&Band dhe Dren Abazi&Band performuan përpara turistëve dhe banorëve të shumtë që ndoqën me mjaft interes natën e parë të FFK Gjirokastër 2023.Festivali Folklorik Kombëtar organizohet në periudhën 24 qershor-1 korrik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026