3 policët e arrestuar në Veri dalin sërish para gjykatës në Kralevë

26 Qershor 2023 | 10:24

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë të hënën se tre zyrtarët e Policisë së Kosovës, të arrestuar nga autoritetet e Serbisë më 14 qershor, do të dalin të hënën para një gjykate në Kralevë.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk dihet kohëzgjatja.

Prishtina pretendon se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa Beogradi deklaron se ata janë arrestuar në territorin serb.

“Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale, me qëllim kamuflimin e një akti bizar”, ka thënë Haxholli përmes një postimi në Facebook.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar lirimin e tyre pa kushte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026