Situata në Veri, Von der Leyen bisedë telefonike me Albin Kurtin

27 Qershor 2023 | 11:59

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ka bërë me dije se ka zhvilluar një telefonatë me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti mëngjesin e ditës së sotme.

Në një postim në Twitter, zyrtarja e lartë ka zbardhur bisedën me Kurtin duke nënvizuar se ka theksuar nevojën urgjente për de-përshkallëzim të situatës dhe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej ajo bëri me dije se do të zhvillojë dhe një telefonatë me  presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Fola me Albin Kurtin këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiq më vonë sot”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026