Theu “arrestin në shtëpi” dhe qëlloi në ajër me kallash, në pranga 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa, dhe qëlloi në ajër me armë zjarri kallashnikov.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lake”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit L. M., 19 vjeç, banues në fshatin Muçaj, Vorë. Gjithashtu u procedua penalisht një shtetas i mitur 15 vjeç”, bëri me dije policia.
Shtetasi L. M., duke udhëtuar me një automjet që drejtohej nga 15-vjeçari, kanë shkuar te liqeni i fshatit Muçaj, dhe pasi kanë ndaluar, shtetasi L. M. ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West