Festa e Kurban Bajramit, besimtarët e vendit falën namazin dhe uruan njëri-tjetrin
Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë falur namazin e Kurban Bajramit në shtetet kryesore të qyteteve të tyre.
Në Durrës qindra besimtarë i janë drejtuar xhamisë së qytetit, ku kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje. Ashtu si dhe vitet e tjera, shkallët dhe xhamia janë mbushur plot me besimtarë të të gjitha moshave.
Në qytetin e Fierit besimtarët myslimanë janë falur në qendrën e qytetit, diçka që ndodh për herë të parë, ndërsa mesazhe paqeje dhe harmonie kanë përcjellë të gjithë besimtarët me njëri tjetrin.
Besimtarët në Vlorë zgjodhën qendrën e qytetit për të kryer faljen. Pas saj të gjithë uruan dhe përcollen mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit. Kjo festë lidhet me sakrificën dhe kurbanin që bëhet, pasi kjo siguron devotshmërinë ndaj Zotit.
Edhe në Elbasan qindra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur që në orët e para të mëngjesit, në sheshin Gensher. Pas faljes besimtarët kanë shkëmbyer mesazhe dashurie dhe paqeje për njeri-tjetrin.
Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar Festen e Kurban Bajramit. Falja e Namazit është zhvilluar në mjediset e odeonit të gurtë, në zonën muzeale, me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Ndërsa ka drejtuar faljen e namazit, kryemyftiu i Gjirokastrës, Aurel Senja, ju është drejtuar besimtarëve që të kontribuojnë për më shumë paqe dhe mirësi.
Qindra besimtare myslimanë mëngjesin e kësaj të mërkurë u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur rreth orës 5:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)