Kosova shpall organizatat terroriste, Zveçla: Kemi prova që kanë kryer sulme në Veri
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë sqaroi vendimin e marrë për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), që veprojnë në Veri.
Zveçla tha se policia ka informacione të sakta se këto organizata kanë kryer sulme terroriste në Veri të Kosovës.
Ai renditi disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në veri dhe që sipas ministrit ndërlidhen me këto organizata.
“Duke u thirrur në analizat dhe vlerësimet e sigurisë e institucioneve tona jemi informuar që terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vendor është prezent në pjesën veriore të Mitrovicës. Kemi informacione të sakta që grupet që tashmë janë identifikuar nga institucionet tona, kanë kryer akte të shumta terroriste ne pjesën veriore të vendit tonë, si sulmi ndaj zyrtarëve, Zyrës së KQZ-së në veri të vendit në dhjetor 2022, sulmet e armatosura ndaj zyrtarëve të PK-së, pjesëtareve të KFOR-it dhe EULEX-it. Djegia e veturave me targa legale RKS, sulme dhe kanosje ndaj kundërshtareve politikë dhe qytetarëve me qëllim të pengimit të tyre për të marrë pjesë në zgjedhje. Trafikimi dhe posedimi i armatimit me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste ndaj institucioneve të Kosovës, sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave, zjarrvënie ndaj pronave publike dhe private si dhe sulm ndaj objektit te komunës së Mitrovicës së Veriut me granat dore”, ka thënë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta