Kosova shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”
Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), organizata që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.
“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, formacionet civile “Mbrojtja Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenti i saj “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ky propozim është arsyetuar më pas edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se e kanë sfiduar shtetin me barrikada, sulme ndaj zyrtarëve policorë, ndaj objekteve shtetërore, ndaj kundërshtarëve politikë e të tjera.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, deklaroi se nuk duhen të merren vendime të ngutshme, prandaj ka kërkuar që të rishikohet i njëjti, por propozimi i tij nuk është marrë parasysh dhe në fund kabineti qeveritar votoi me shumicë që “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush