Softa: Personat e larguar nga MEK të përfshirë në aktivitete që rrezikuan sigurinë
Eksperti i Sigurisë, Fation Softa foli në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë më parë në kampin MEK, ku mbetën të plagosur disa persona dhe humbi jetën një tjetër.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se presin hetimin për pajisjet kompjuterike të cilat janë sekuestruar nga policia për të parë nëse iranianët janë përfshirë në aktivitete të tjera përveç sulmit kibernetik.
Më tej ai theksoi se ka informacione që personat që janë larguar nga kampi MEK janë të përfshirë në aktivitete që janë rrezikuar sigurinë e shtetit tonë.
“Këtu kemi në hetim disa drejtues të kampit MEK, të paktën janë 6 persona që janë drejtuesit kryesor të kampit, por dhe persona të tjerë që kanë kundërshtuar policinë. Përveç kësaj presim hetimin për të parë të gjithë pajisjet kompjuterike se çfarë kanë në përmbajtje kompjuterik për të parë nëse janë të përfshirë në aktivitet tjera. Ne kemi një aktivitet të Ambasadës së Iranit e cila u largua nga qeveria shqiptare me të drejt për shkak të përfshirjes së tyre, jo vetëm që Irani sulmoi Shqipërinë nëpërmjet sulmit kibernetik por dhe për shkak të aktivitetit që herë pas here kemi dëbuar dhe larguar nga territori shqiptar pjesëtarë të ambasadës. Ka informacione që qarkullojnë se persona që janë larguar nga kampi MEK kanë qenë të përfshirë në aktivitete të tjera që e kanë rrezikuar sigurinë shqiptare”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta