Ben Andoni: Armatim i frikshëm në Kosovë, ka rrezik shpërthimi
Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), organizata që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.
Këtë e ka komentuar analisti Ben Andoni, në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se armatimi në Kosovë është i frikshëm.
Më tej ai theksoi se serbët kanë prishur marrëveshjen e Kumanovës.
“Armatimi që është në Kosovë është i frikshëm. Që pas marrëveshjes së Kumanovës serbët duhet të ishin të çarmatosur nga kufiri ynë dhe 25 km në armatimin e rëndë. Serbët e kanë thyer marrëveshjen e Kumanovës. Për mendimin tim dy organizatat sidomos Brigada serbe janë shumë problematik, e para në presionin shumë të madh që i kanë bërë publike. Ata janë më shumë problem për serbët në Kosovë se për shqiptarët”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset