“Xhelozia, kripa e dashurisë”- Tupja tregon pse u tërhoq nga libri “Macja”
Profesor Edmond Tupja ishte këtë të premte i ftuar në emisonin “Good Morning Albanians” për të folur për librin e fundit të përkthyer prej tij, “Macja” e Gabrielle Colette. Ai ka ndarë për Euronews Albania disa detaje nga ky libër.
“Macja e ka emrin Saha. Ajo jeton në një shtëpi me të zotin; ata kanë një kopsht me lloj-lloj lulesh dhe lloj-lloj pemësh ku ajo ka mbretërinë e saj. I zoti do martohet e bën plane për të jetuar në një apartament. Alen vret mendjen se si do përshtatet macja e tij me këtë jetë të re.
Kamila, gruaja e Alenit, shikon se ai i kushton shumë kohë dhe vëmendje Sahasë, e këtu lind një fije xhelozie. Xhelozia është kripa e dashurisë, por me karar.
Këtu fillon një përplasje e lehtë në jetën e çiftit, por pas kësaj krisje çifti ka një lidhje më të fortë. Ka një fund që unë nuk po e them, por ishte shumë i papritur për mua. Unë e kam lexuar këtu e gjysmë shekull më parë, ndërsa nisa ta përktheja kur filloi pandemia”,-tha Edmond Tupja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha