Kryeministri i Suedisë bën thirrje për qetësi dhe reflektim pas djegies së Kuranit
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, u distancua nga protesta e kësaj jave në të cilën një irakian me banim në Suedi dogji librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, jashtë një xhamie në Stokholm.
Djegia e Kuranit shkaktoi zemërim në pjesë të botës myslimane.
“Është e vështirë të thuash se cilat do të jenë pasojat. Mendoj se ka shumë njerëz që kanë arsye të reflektojnë”, tha Kristersson në një konferencë për media.
“Kjo është një pyetje serioze sigurie. Nuk ka nevojë të ofendohen njerëzit e tjerë”, tha Kristersson.
Të mërkurën, pasi iu dha leja nga policia suedeze për të protestuar, refugjati irakian Salëan Momika shkeli më këmbë një kopje të Kuranit dhe ndezi disa faqe jashtë xhamisë më të madhe të Stokholmit.
Incidenti i cili përkoi me fillimin e festës myslimane të Kurban Bajramit dhe përfundimin e pelegrinazhit vjetor në Mekë të Arabinë Saudite, shkaktoi protesta në Irak dhe gjetkë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit