Rriten rastet e vdekjeve në vendin e punës në Itali
Tre persona raportohet se kanë vdekur në vendin e punës në Itali që nga e enjtja. Të premten, një punëtor ndërtimi 38-vjeçar nga Rumania ra nga skelat rreth një ndërtese në rinovim në Rosarno, në provincën e Reggio Calabria, duke humbur menjëherë jetën.
ANSA raportoi se po të premten, një burrë 59-vjeçar nga Catania në Siçili vdiq pasi raportohet se u rrëzua dhe goditi kokën ndërsa ngarkonte dhe shkarkonte rërë nga një automjet në zonën industriale të Sirakuzës.
Për të dyja rastet policia italiane tha se janë duke vijuar hetimet.
Të enjten në mbrëmje, një 37-vjeçar vdiq pas kontaktit me energjinë elektrike teksa kontrollonte një njësi klimatizimi në një apartament në qytetin jugor të Pulias, Taranto.
Autoritetet në Itali raportuan se vendi regjistroi një rritje prej 3.7% të vdekjeve në vendin e punës për tremujorin e parë të vitit 2023 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Në total, për janar, shkurt dhe mars kishte 196 vdekje ne vendin e punës.
Gjithashtu, për tre muajt e parë të këtij viti janë raportuar edhe 18,164 sëmundje të lidhura me punën, një rritje prej 25.1%.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë