Tentuan të vidhnin banesën në Lushnjë, kapen brenda oborrit dy persona të maskuar

1 Korrik 2023 | 12:27

Dy persona të maskuar dhe armatosur janë kapur në oborrin e një banese në fshatin Bubullimë, në Lushnjë, ndërsa tentuan të vidhnin banesën.

Edhe një i tretë është arrestuar për ngjarjen. 30-vjeçari çoi hajdutët në vendngjarje dhe po priste t’i merrte mbrapsht pasi të kryenin vjedhjen.

Njoftimi i policisë:

Policia sekuestron 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte i pajisur me pistoletë.

Për këtë rast, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, dhe u arrestuan shtetasit G. B., 22 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, të dy banues në Radostinë, Fier.

Gjithashtu, u kap dhe u arrestua shtetasi V. A., 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka sjellë shtetasit G. B. dhe R. T., në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”, për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasve G. B. dhe R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026