Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama u përgjigjet kritikëve: Nuk mund të shiten e blihen dete e territore fshehurazi
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.
Me një shënim në “Twitter”, shefi i qeverisë shqiptare thotë se për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi kufirin detar, Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, dhe se shtrirja e shtetit helen me 12 milje nuk cenon territorin ujor shqiptar.
“Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh”, thekson Rama.
Sipas kryeministrit Rama, Greqia po ushtron të drejtën e saj të zgjerimit me 12 milje aty ku është e mundur, duke shtuar se ky hap nuk prek aspak vendin tonë.
“E drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s’ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq! Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra”, shkruan Rama.
Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 26, 2020
Mes rreshtave, kryeministri Rama iu është përgjigjur kritikave dhe pretendimeve për ‘shitjen’ e detit tek shteti helen. Sipas Ramës, në shekullin e XXI dhe në mes të Europës, nuk mund “të shiten dhe as të blihen dete e territore fshehurazi”.
“Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Europës,ku nuk mund të “shiten” e “blihen” dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës, ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Deti zgjidhet në gjykatë, Edi Rama për Euronews: Kjo qasje shmang kurthet e politikës
Diskutime sekrete me Greqinë? Juristi tregon “gabimet” që po bën Rama për çështjen e detit
Përplasje për detin, Rama e Bakoyannis replika për “ndërhyrjen” turke në vitin 2009
‘Deti’ në Gjykatën Ndërkombëtare, Rama: Marrëveshja me Greqinë mund të zgjidhet në Hagë
Pakti detar Shqipëri-Greqi, si u zhbë nga Kushtetuesja marrëveshja e vitit 2009
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh