Macron, mbledhje urgjente të qeverisë për shkak të trazirave në Francë

3 Korrik 2023 | 08:25

Presidenti francez Emmanuel Macron udhëzoi ministrat në mbledhjen e mbrëmshme të kabinetit urgjent që të vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të rivendosur rendin dhe për të garantuar kthimin e sigurisë dhe paqes në qytetet franceze pas vrasjes së një adoleshenti nga policia.

Presidenti i Francës bëri me dije se “qeveria duhet të vazhdojë të jetë me policinë, xhandarët, gjyqtarët, zyrtarët dhe zjarrfikësit gjatë gjithë kohës”.

“Së pari duhet të gjejmë kohë për të kualifikuar ngjarjet përpara se të nxjerrim përfundime”, u tha kreu i shtetit zyrtarëve të lartë francezë.

Me kërkesë të Macron, kryeministrja Elizabeth Bourne do të presë sot kryetarët e grupeve parlamentare në Asamblenë Kombëtare, njoftoi BFMTV.

Mbrëmja e djeshme ka qenë më e qetë se ajo e mëparshme dhe policia ka ndaluar vetëm 78 persona, gati 10 herë më pak se natën e së shtunës. Rreth 20 protestues u arrestuan në Paris, por në vendet ku protestuesit dhe policia u përleshën ashpër ditët e kaluara, mbrëmë ka qenë relativisht e qetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026