Bën jetë luksi në Londër, mediat britanike: Si i shmanget policisë hajduti shqiptar

3 Korrik 2023 | 13:07

Duke pozuar në një fushë golfi brenda një hoteli luksoz në Britani, i veshur me rroba të shtrenjta, Dorian Puka qëndron “i patrembur” përballë drejtësisë angleze.

28-vjeçari nga Laçi është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës dhe nuk duhet të jetë fare në Britani.

Në njëfarë mënyre Puka ka arritur t’u shmanget autoriteteve për të jetuar një jetë luksoze në këtë vend për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer.

28-vjeçari nuk mund të thuhet se ka jetuar pa u vënë re që kur Forcës Kufitare iu tha se ishte kthyer në janar 2021. Fotografitë nga llogaritë e tij të hapura në mediat sociale e tregojnë atë duke lëvizur nëpër kryeqytet me Porsche, Mercedes, BMË dhe Range Rover.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026