Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, 3 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

3 Korrik 2023 | 20:29

Një aksident me tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Korçë- Ersekë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Kamenicë. Një 52-vjeçare me iniciale H.K nga fshati Starje i Ersekës ka qenë duke udhëtuar me mjetin Jeep  nga Korça në drejtim të Ersekës.

Në afërsi të fshatit Kamenicë sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor 52-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur fillimisht me sinjalistikën në krahun e kundërt të rrugës dhe më pas me barrierat mbrojtëse të aksit nacional.

Goditja gjithnjë sipas ekspertëve ka qenë e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha të mjetit në pjesën e përparme të tij. Për fatin e mirë nga goditja ka përfunduar e lënduar lehtë drejtuesja e mjetit tip Jeep ndërkohë që nipi dhe mbesa në moshë të mitur ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve

Burime që vijnë nga spitali i Korçës thanë se gjendja e dy të miturve nuk paraqet probleme për shëndetin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka pasur pasoja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026