“Shqiptarët janë elitë në Amerikë”, ish-ushtarku nga New York: Nuk diskriminohen
Asllan Bushati, ish-ushtaraku dhe ish-nënkryetari i shoqatës “Skënderbej”, i cili jeton në Neë York, ishte këtë të martë në “Good Moorning Albanians” në Euroneës Albania tha se emigrantët shqiptarë në Amerikë janë të ingranuar plotësisht në SHBA.
Ai tha se shqiptarët mund të gjenden në çdo profesion ndërkohë që shtoi se ata jo vetëm që nuk janë diskriminuar, por janë konsideruar edhe lider në Amerikë.
“Shqiptarët janë ingranuar tërësisht në jetën amerikane, i gjen kudo në të gjitha fushat e jetës. Ata janë në shëndetësi, në arsim në kulturë, në polici, në ushtri, në biznese, në real estate dhe në gastronomi, kudo ka shqiptarë.
Emigrantët shqiptarë në Amerikë, konsiderohen elitë jo vetëm që nuk janë të diskriminuar por janë elitë. Ata punojnë shumë paguajnë taksat, zbatojnë kushtetutën dhe ligjin amerikan dhe kanë krijuar mundësitë për një prosperitet të madh të komunitetit Shqiptar”,-tha Asllan Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset