Shefi i Kufirit në Kakavijë: Personat që lejohet të udhëtojnë drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë
Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine ka treguar si cilat janë kategoritë e personave që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë.
Sipas tij aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit grekë, shqiptarët me leje qëndrimi greke, shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë, trupi diplomatik për arsye pune, shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore dhe të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.
Sipas tij, kategoritë e mësipërme duhet të plotësojnë kushtet: Të kenë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.
Gjithashtu ai sqaroi se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus