Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut nisin vizitën në Kosovë

4 Korrik 2023 | 09:28

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, kanë nisur takimet me zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë.

Një ditë më parë ata u takuan në Beograd me liderët e Serbisë.

Kjo vizitë e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar disa muaj më herët. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguar mesazhin e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, për qetësimin e situatës në atë zonë dhe kthimin e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit.

Në Beograd, Bettel tha se shpreson që në ditët dhe javët në vijim të arrihet përparim “dhe të ketë shtensionim të situatës”, duke shtuar se shpreson që nuk do të ketë nevojë që të flitet më për presione që duhet t’iu bëhen palëve për të zgjidhur këtë situatë.

Ndërakq, Rutte tha se është e rëndësishme që të përmbushen kërkesat e paraqitura nga BE-ja, pasi sipas tij, plotësimi i tyre është rruga më e shpejt që do të çojë drejt shtensionimit.

BE-ja po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb. Po ashtu, blloku evropian po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime.

Në këtë vizitë ishte parashikuar të merrte pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo. Por, ai e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të një krize të brendshme politike.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026