“8-10% e fëmijëve lindin prematurë”, gjinekologu: Ja pse ndodh
Astrit Bimbashi, obstetër gjinekolog tha në emisionin “Good Moorning Albanians” në Euroneës Alabania se rreth 8-10% e fëmijëve jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën lindin prematurë.
Sipas mjekut këto shifra nuk kanë ndryshuar që prej 30 vitesh në Shqipëri.
“Numri i lindjeve premature thuajse nuk ka lëvizur në 30 vitet e fundit. Shkojnë 8 deri në 10% jo vetëm këtu por në të gjithë botën. Pavarësisht përpjekjeve që ky numër të ulej, nuk u ul ndaj filluabn përpjekjet për të mbajtur gjallë fëmijët prematurë”,-tha mjeku Astrit Bimbashi.
“Kushtet që sjellin prematuritetin do vazhdojnë të jetë sepse patologjitë janë po ato që kanë qenë, pre-eklampsia, plasja parakohshme e membranave, ndaj bota përgatitet për të pasur një teknologji të përshtatshme për të mbajtur gjallë këto bebe, meqë nuk e parandalon dot as pre-eklamsin e as plasjen para kohe të membranave.
Dy janë arsyet kryesore, fillimi i aktivitetit të lindjes parakohe, për këtë jemi komplet të paaftë ta kontrollojmë, kjo nuk ka lidhje me moshën, por me një grup problemesh të cilët mund ta shkaktojnë, nga ana tjetër janë shkaqet jatrogjene që i shkaktojnë mjekët për të shpëtuar jetën e nënës”,-tha mjeku gjinekolog.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore
- 19:16 34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 19:10 Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
- 18:57 Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi