Rritja e pagës minimale, cilat janë efektet që e pasojnë

4 Korrik 2023 | 07:55

Përgjatë këtyre 32 viteve paga minimale në Shqipëri është ndryshuar 22 herë si pasojë e përshtatjes me zhvillimet ekonomike në nivel mikro dhe makro.

Duke iu referuar vendimeve publikuara ndër vite konstatohet një rritje progresive e pagës minimale. Deri në vitet 2004-2005 rritja e pagës minimale ka qenë pothuajse e pandjeshme. Rritjet më të ndjeshme kanë qenë mes viteve 2005-2006 si dhe në tre vitet e fundit.

Që nga 1 Prilli 2023 në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.113, datë 1.3.2023 është sanksionuar në pikën një të këtij vendimi ndryshimi i pagës minimale në Shqipëri në nivelin 40 000 lekë, duke shënuar kështu një rritje me 17.6% nga niveli i mëparshëm prej 34 000 lekëve. Me këtë vendim qeveria shqiptare i përgjigjet situacioneve ekonomike që po kalon vendi, duke theksuar këtu inflacionin apo “krizën e çmimeve”.

Efektet që pasojnë rritjen e pagës minimale

Rritja e pagës minimale mund të cilësohet si një politikë e cila sjell efekte të shumëfishta të cilat vijnë si rrjedhojë e ndërlidhjeve zinxhir të proceseve në ekonomi. Biznesi i madh dhe i mesëm edhe si më të konsoliduar në aspektin monetar kishin ndërmarrë politika të tilla indeksimi të pagave edhe para vendimit të Këshillit të Ministrave. Kjo tregon që një vendim i tillë nuk do të sjellë efekte lidhur me këto nivele të sipërmarrjes. Ndryshe paraqitet situata lidhur me biznesin e vogël i cili do të jetë ai që do ta ndjejë më së shumti barrën e kësaj politike duke ditur edhe faktin që shumica e të punësuarve me pagë minimale vijnë pikërisht nga ky nivel sipërmarrjeje. Rritja e pagës minimale me 6 mijë lekë, do të ndikojë edhe në rritjen e kostove të biznesit për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nëse i referohemi kufirit të mëparshëm prej 34 000 lekësh, kostot e kontributeve në sigurime shëndetësore përbënin shumën e 1 156 lekëve ndërsa kontributet në sigurimet shoqërore përbënin shumën e 8 300 lekëve, me një total të përgjithshëm prej 9 486 lekësh. Nga kjo shumë Punëdhënësi detyrohej të paguante 3 808 lekë, ose 11.2% të pagës bruto, ndërsa Punëmarrësi 5 678 lekë e barasvlershme me 16.7% të pagës bruto.

Aktualisht me rritjen e kufirit për një pagë prej 40 000 lekë, pagesa për sigurimet shëndetësore është në shumën 1 360 lekë, ndërsa pagesa për kontributet në sigurimet shoqërore është në shumën 9 800 lekë, me një total të përgjithshëm prej 11 160 lekë.

Numri i të deklaruarve me pagë minimale

Në bazë të kërkesës për informim që Qëndresa Qytetare drejtoi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me numrin e të deklaruarve me pagë minimale në sektorin publik u cilësua se ndër 84 000 punonjës në total në sektorin publik vetëm 500 prej tyre paguhen me pagë minimale. E thënë ndryshe 0.6% e punonjësve në sektorin publik paguhen me pagë minimale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024