Rast suksesi me beben e lindur para kohe në “Koço Gliozheni”

4 Korrik 2023 | 07:11

Për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” u aplikua një procedurë e re, vendosja e një linje venoze nga vena periferike, deri në afërsi të hyrjes në zemër (long line), duke i mundësuar Rodenit të ardhur në jetë prematurë, me një peshë shumë të vogël, të rikuperohet shpejt, duke e fituar betejën për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtëse Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet postimit në Facebook ka dhënë lajmin e mirë për vogëlushin e shpëtuar.

Falë procedurës së re të aplikuar nga stafi i trajnuar i Shërbimit të Neonatologjisë në bashkëpunim me  Spitalin Universitar ‘Saint Luc’ në Bruksel, Rodeni ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Nga procedura e re që po aplikohet, arrihet marrja e te gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, shmangen procedurat e shpeshta infermierore tek bebet, duke ndikuar kështu në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe u mundësohet fëmijëve të lindur para kohe, një rikuperim më i shpejtë dhe i sigurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024