Pandemia Covid-19, 18 të vdekur në Maqedoninë e Veriut

27 Dhjetor 2020 | 18:42

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 18 qytetarë nga Covid-19. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se nga 1253 teste të kryera, 296 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Pavarësisht numrave të infektimeve, tregues pozitiv mbetet numri i të shëruarve. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se falë ndihmës së mjekëve, 511 qytetarë janë shëruar nga coronavirus, duke e çuar totalin e tyre në 59 231, që nga fillimi i epidemisë.

Në Maqedoninë e Veriut për shkak të Covid-19 kanë ndërruar jetë deri tani 2455 qytetarë. Ndërkohë autoritetet shëndetësore në vendin fqinj ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë masat distancuese dhe të shmangin ato vende, ku vihen re grumbullime masive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026