Qindra turistë britanikë thyejnë urdhrin e qeverisë, arratisen nga rezorti gjatë natës
Qindra turistë britanikë janë larguar nga një rezort skish në alpet zvicerane, pavarësisht urdhrit të qeverisë për t’u izoluar, pas zbulimit të variantit të ri të coronavirusit.
200 turistët britanikë, rreth gjysma e personave që duhet të qëndronin në karantinë në rezortin “Verbier”, janë larguar fshehurazi gjatë natës.
“Shumë prej tyre u izoluan për vetëm një ditë para se të largoheshin fshehurazi në errësirë”, është shprehur Jean-Marc Sandoz.
Ai shtoi se akoma nuk është e qartë se për ku janë larguar pasi gjatë asaj kohe nuk ka pasur asnjë fluturim nga Zvicra drejt Mbretërisë së Bashkuar. Disa prej tyre mendohet të kenë shkuar drejt kufirit francez.
Qeveria zvicerane njoftoi se të gjithë personat që kishin udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar nga 14 dhjetori duhet të izoloheshin për një periudhë 10-ditore, si pasojë e zbulimit të një varianti të ri të COVID-19, që besohet të jetë më infektues se i pari.
Sipas Sandoz, stafi i hotelit zbuloi se vizitorët ishin larguar pasi vunë re se ushqimi që i ishte lënë jashtë derës së dhomës së tyre ishte i paprekur.
Lexoni gjithashtu:
Kina dënon me katër vite burg gazetaren e pavarur që raportoi situatën e pandemisë në Wuhan
Trump nënshkruan paketën e ndihmës financiare post-COVID-19
Kreu i OBSH: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme