Sezoni i ri i Serisë A, Derbi i Madoninës luhet më 17 shtator

5 Korrik 2023 | 16:15

Më 20 gusht do të nisë sezoni i ri futbollistik në Itali, i cili premton spektakël, ashtu siç ndodhi në atë që lamë pas.

Pak orë më parë janë publikuar dhe datat e disa prej përballjeve më interesante, mes tyre derbi i Madoninës, ai i Romës apo dhe Juventus-Torino.

Sa i përket kampionëve në fuqi, Napoli e nis rrugëtimin në përballjen me Frosinonen, ndërsa edhe për ekipet e tjera pretendente java e para nuk parashikon problem. Për të gjithë tifozët e Interit e ata të Milanit, përballja e parë direkte do të jetë më 17 shtator, e cila përkon me javën e 4 në kampionat, ndërsa ai i Torinos në më 8 tetor.

Një risi është mungesa e pushimeve, pra skuadrat nuk do të kenë mundësi të marrin veten gjatë pushimeve të fundvitit, për shkak se kalendari nuk e lejon dicka të tillë, ndërsa pritet të jetë i ngjeshur. Ndërkohë pritet të ketë dhe 4 ndalesa, ditë në të cilat luhen ndeshjet e kombëtareve, ndërsa nuk përjashtohen sfidat e mesjavës. Sezoni i ri do të përfundojë më 26 maj 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026