Avokati puthje live me bashkëshorten, rrëfen njohjen: Gjeta një cep në pyll dhe…
Avokati Ideajet Beqiri dhe gruaja e tij Nexhi Beqiri, po ashtu avokate, treguan për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania historinë e tyre të bukur të dashurisë.
Avokati u shpreh se puthjen e parë ja ka marrë gjatë kohës që të dy ishin në zbor, veshur me rroba ushtarake, në një cep pylli, ndërsa sot në emision kërkoi t’ia jepte ajo një puthje pasi i dhuroi një shportë me 46 trëndafila, aq sa vite martesë kanë.
“Në atë moment që unë e rrëmbeva dhe e putha doli komandanti. Ishte me gradë, quhej si zëvendës-dekan ushtarak dhe ai doli dhe na pa që po putheshim. ‘Çfarë po bëni ju’ na tha dhe unë në atë moment kisha aq shumë emocione të tjera sa dola jashtë vetes dhe i thash ‘sytë që të pëlcasin, nuk e shikon çfarë po bëjmë’. Ne prisnim tani që ai do të na raportonte, po ai i shkreti u step dhe iku nuk tha absolutisht asgjë. Kështu që atje ja kam marrë puthjen e parë,” – u shpreh avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta