Kovaçevski: Mund të lavdërohemi, Open Balkan rezultate konkrete në kohë të shkurtër

6 Korrik 2023 | 12:55

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama se meritojnë lëvdata për nismën Ballkani i Hapur.

Sipas tij midis tre shteteve që u përfshinë pati rezultate konkrete në një kohë të shkurtër. Sipas tij si qytetarët dhe kompanitë e të treja shteteve i përshëndetën ato rezultate.

Ndërkohë, sa i takon Procesit të Berlinit, Kovaçevski tha se ka shumë rëndësi sepse do të ndihmojë në rritjen e potencialit ekonomik të rajonit.

“Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin jo vetëm për shkak të marrëveshjeve, por edhe për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjitikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën, mundësitë për investime si dhe mobilitet shtesë të qytetarëve dhe bizneseve dhe zhvillimi i bashkëpunimit në shumë fusha të tjera përfshirë kulturën, arsimin, integrimin europian dhe shkëmbimin e shumë përvojave të tjera midis vendeve. Krahas mesazheve politike që vijnë nga ky proces ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta, konkrete, të nevojshme që do të rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun mes vendeve kandidate për anëtarësimin në BE dhe vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht në rajonin e Evropës Juglindore,” – u shpreh Kovaçevski.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier- Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje...
22:08 | 05/06/2026

Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të...
21:43 | 05/06/2026

Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë...
21:41 | 05/06/2026