Presidenti Ilir Meta dekreton anëtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar mbrëmjen e kësaj të hëne Sonila Bejtjan, si anëtare të shtatë të Gjykatës Kushtetuese. Lajmi u konfirmua nga vetë institucioni i presidencës përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.
“Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka vendosur që: Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në dekret.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi emrin e znj. Bejtja ia përcolli pasditen e sotme kreut të shtetit, ndërsa ky i fundit nuk humbi aspak kohë, por zgjodhi ta dekretojë emrin e saj si anëtare e shtatë në Gjykatën Kushtetuese.
Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një ndër apelet e përsëritura të ambasadorëve të SHBA dhe BE, të cilët vendosën 31 dhjetorin, si afatin e fundit për plotësimin e kuorumit.
Me emërimin e znj. Bejtja në Gjykatën Kushtetuese bëhen shtatë anëtarë, ndërsa plotësimi i saj i plotë kërkon edhe dy anëtarë të tjerë.

Kreu i shtetit në dekret thekson se këtë vendim e ka marrë duke pasur parasysh nevojën jetike që ka Shqipëria për bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese. Ngritja e saj ka qenë një ndër kushtet, që BE-ja kishte caktuar për Shqipërinë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Kryediplomatja Yuri Kim, pak ditë më parë i tha Euronews Albania se pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, projekti i radhës ku SHBA-ja do jetë e fokusuar është ngritja e Gjykatës së Lartë.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadorët Soreca dhe Kim përshëndesin emërimin e gjyqtarit të 7-të Kushtetuese
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon emrin e radhës presidentit Meta
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh