Revolucion në PSG| Zyrtarizohet trajneri i ri, francezët afrojnë mbrojtësin Skriniar
Shkarkimi i trajnerit Galtier është shoqëruar me ndryshime të shumta tek skuadra e PSG, me klubin francez i cili ashtu siç u bë me dije, ka zyrtarizuar teknikun Luis Enrique. 53-vjecari është një emër i njohur i trajningut spanjoll, ndërsa ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën në 2015-ën. Enrique ka firmosur për 2 sezone me parizienët, të cilët pavarësisht fitimit të kampionatit, ishin të pakënaqur me trajnerin Galtier.
Pak orë pas zyrtarizimit të Enrique u konfirmua dhe emri i qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar. 28-vjeçari sllovak prej 7 vitesh lunate në Serinë A, e së fundmi ishte pjesë e Interit. U deshën disa muaj tratativa mes dy klubeve për arritjen e marrëveshjes, ndërsa do të jetë pjesë e francezëve deri në vitin 2028.
Në një intervistë dhënë për kanalin zyrtar të klubit, Skriniar u shpreh i lumtur për këtë kalim
“Ishte një zgjedhje e thjeshtë për mua. Kur një klub si PSG dëshiron të të marrë, zgjedhja bëhet shpejt. Kur mora vesh që kisha mundësi të vija këtu, u gëzova shumë. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj familjeje shumë të bukur të PSG-së dhe mezi pres të takohem me tifozët. Parisi është magjik”
Milan Skriniar ishte një ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit Italian, ndërsa kërkohej dhe nga skuadra e Barcelonës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet