Frikë nga varianti i ri i COVID, Mbretërinë e Bashkuar ashpërson masat
Pas konstatimit të dy varianteve të reja të coronavirusit, Mbretëria e Bashkuar ka përforcuar masat kundër epidemisë në mbarë vendin.
Më 14 dhjetor, në Britani u zbulua varianti i parë i ri që dyshohet se transmetohet më lehtë mes njerëzve.
Ndërsa më 23 dhjetor u zbulua varianti i dytë, që krahasuar me të parin përhapet më shpejt dhe ka më shumë mundësi të bjerë pre e mutacioneve.
E përballur me kushte të tilla, Londra dhe disa zona të Anglisë kanë hyrë në kufizimet e parashikuara në nivelin e katërt të rrezikut.
Grupi i shkencëtarëve që këshillon qeverinë britanike u ka bërë thirrje të gjitha rajoneve të Anglisë, që të ngrenë kufizimet në nivelin më të lartë.
Edhe Skocia dhe Irlanda e veriut, që mund të vendosin individualisht, po aplikojnë masa më të ashpra që prej 26 dhjetorit.
Mbi 30 mijë e 500 persona të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID në Britani, duke e çuar totalin e personave të infektuar mbi 2.2 milionë.
Ndërkohë, 316 të tjerë humbën jetën brenda 28 ditëve, duke e çuar numrin e viktimave nga coronavirusi mbi 70 mijë e 700 njësi.
Sipas informacioneve të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, varianti i ri i virusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar është konstatuar edhe në Australi, Danimarkë, Itali, Islandë, Holandë, Gjermani, Kanada dhe Japoni.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme