Publikohet foto| Kush është Valter Bami, i arrestuari për atentatin në Larushk

7 Korrik 2023 | 11:39

Valter Bami është arrestuar këtë të enjte për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu ai dyshohet të jetë edhe autor i atentatit ë fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.

Policia ka konfirmuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, i cili u shoqërua në polici pas ngjarjes, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Euroneës Albania ka mundur të sigurojë foto të Valter Bamit, një personazhi shumë të pëfolur si pjesëtar i botës së krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë përpara hetuesve, Bami dhe Marklen Haka deklaruan pas shoqërimit në polici se ata nuk kanë asnjë lloj lidhje me atentatin në fshatin Larushk. Madje ata u shprehën të gatshëm të vendosinin në dispozicion të hetuesve dhe kamerat e banesave të tyre personale në ndihmë të hetimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026