Subashi: 85% e fëmijëve që lypin në rrugët e Tiranës vijnë nga rrethet
Në rrugët e kryeqytetit has shpesh fëmijë që kërkojnë lëmoshë. Shpesh ata janë shoqëruar nga të rritur, që janë prindërit apo familjarët e tyre.
Pas denoncimeve nga qytetarët apo dhe vetë identifikimi i skuadrave të terrenit, është vërejtur që ata në shumicën e rasteve nuk janë banorë të Tiranës.
“Zakonisht ne i kemi fëmijë që shfrytëzohen nga nëna dhe babai i tyre apo persona të tjerë deri kur ata mbushin 18 vjeç. Ne punojmë fort me secilën familje dhe në 85% të rasteve nuk janë banorë të Tiranës. Ne bashkëpunojmë me SHSSH për t’i referuar në qytetin nga vijnë, sepse ata vijnë në mëngjes, bëjnë procesin e lypjes dhe ikin”, thotë Anisa Subashi, drejtore e Shërbimit Social Shtetëror.
Për ata që janë banorë të Tiranës, rasti i identifikuar nga njësia e terrenit referohet menjëherë në shërbimet sociale ku ata figurojnë banorë.
“Aty bëhet vlerësimi i familjes dhe nevojat që ka kjo familje. Nëse rasti është i përsëritur, rasti referohet dhe nis procesi i hetimit”, sqaron Subashi.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 janë identifikuar 207 fëmijë në situatë rruge.
Megjithatë, ekspertët thonë se ka pasur edhe raste të suksesit që janë tërhequr nga rruga dhe sistemuar në shkolla.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta