Akuza për “spiunim”, Twitter kërcënon me marrjen e masave ligjore ndaj Zuckerberg

7 Korrik 2023 | 17:29

“Twitter” po konsideron të marrë masa ligjore kundrejt kompanisë “Meta” në lidhje me rritjen e shpejtë të programit “Threads”. Ky i fundit, i cili fitoi 30 milionë ndjekës që ditën e parë pasi u hodh në treg, është i ngjashëm me “Twitter” dhe është paraqitur nga krerët e “Meta” si një alternativë “miqësore”.

“Konkurrenca është në rregull, mashtrimi nuk është” – deklaroi Elon Musk, por pretendimet ligjore kanë të bëjnë me rekutrimin e ish- stafit të Twitter nga Zuckerberg, të cilët sipas Twitter kanë “spiunuar” të krijohet “Threads”.

Një raport i SEC nga viti 2013 tregon se Twitter-it iu deshën katër vjet për të ndërtuar të njëjtin numër përdoruesish që “Threads” fitoi në një ditë – edhe pse Twitter rriti bazën e saj të përdoruesit nga hiçi, ndërsa “Threads” ishte në gjendje të futej në treg përmes 2 miliardë përdoruesve të Meta.

Pavarësisht pamjes apo ndjesisë që ngjasojnë me Twitter, siç thotë dhe gazetari i BBC-së, James Clayton, asgjë tjetër nuk mund ta vërë “Threads” në rrezik duke ditur se ligji amerikan mbron vetëm të drejtën e autorit dhe jo idetë. Në këtë rast do të duhej të dëshmohej se kodi i programimit apo ndryshe e cilësuar si prona intelektuale, të jetë vjedhur.

Avokati i Twitter, Alex Spiro, i cili i dërgoi një letër Mark Zuckerberg duke e akuzuar se ka punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitter-it që “kishin dhe vazhdojnë të kenë akses në sekretet tregtare të Twitter-it dhe informacione të tjera tepër konfidenciale” që kanë ndihmuar kompaninë të zhvillojë aplikacioni Threads.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Meta, Andy Stone deklaroi se “askush në ekipin inxhinierik të Threads nuk është një ish-punonjës i Twitter”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026