Flet avokati i Valter Bamit: Baruti doli nga arma sportive me leje

8 Korrik 2023 | 13:52

Ilir Murati, avokati i Valter Bamit tha se klienti i tij nuk akuzohet si vrasës i Ramazan Sinës në Krujë, por për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Ai sqaroi se Bami ka një leje arme prej 3 vitesh, armë kjo që përdoret për qitje dhe e përdor rregullisht pasi ka një sipërfaqe të madhe në shtëpinë e tij. Siç kujtoi dhe vetë avokati policia dyshoi për Bamin pasi ky i fundit kishte gjurmë baruti në dorë, ndërkohë që gjurmët e barutit kanë qenë nga arma që ai e ka me leje, dokument që e vuri në dispozicion dhe për mediat.

“Ditën që ka ndodhur ngjarja klienti im ka qenë në banesë. Ka pamje filmike shumë të qarta që e tregojnë këtë dhe në bindjen time, policia i ka në disponim dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë. Ajo që dua të ritheksoj është se Valter Bami nuk është i dyshuar për veprën penale të vrasjes, por të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, por edhe ky version bie shumë shpejt poshtë sepse kemi një armë që e përdor rregullisht dhe kjo armë realizon çdo ditë qitje,” – u shpreh Murati.

Valter Bami është arrestuar si autor i atentatit në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026