Sina: Të gjithë të mbështesim studentët, fëmijët tanë nesër mund të studiojë mjekësi

8 Korrik 2023 | 19:49

Eksperta e Arsimit, Irida Sina, ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me projektligjin e qeverisë për studentët e mjekësisë.

Sina tha se të gjithë qytetarët duhet të mbështesin studentët pasi nesër mund të jenë fëmijët e tyre që mund të studiojnë degën e mjekësisë.

Ajo shtoi gjithashtu se edhe vetë studentët duhet të paraqesin kërkesat e tyre dhe të arrihet një marrëveshje me qeverinë. Pasi sipas saj ndoshta 5 vite punë për të marrë diplomën ndoshta janë shumë, por 3 vite mund të jetë optimale dhe për vetë studentët.

“Duhet ne të jemi të gjithë bashkë me ata, sepse nëse nuk janë sot fëmijët tanë që zgjedhin sot mjekësinë, nesër mund të jenë fëmijët tanë që mund të zgjedhin të studiojnë për mjekësi. Duhen mbështetur këta të rinj nga të gjithë dhe jo vetëm nga njëri tjetri. Gjithashtu duhet të ofrojnë në të njëjtën kohë edhe zgjidhje dhe jo të thonë vetëmn që nuk e duam këtë projektligj, por të thonë çfarë ofrojnë dhe cila është zgjidhja. A mund të arrihet në fund të këtij diskutimi me një marrëveshje të përbashkët, pasi 5 vite mbase është shumë, por ndoshta 3 vite ndoshta janë optimale.

Por ndoshta ka nevojë dhe të sqarohen pse u vendos 5 vite, pasi kjo i revolton të rinjtë kur merren vendime për ta por jo pa ta”, tha Sina.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026