Spahiu: Në kohën e Enver Hoxhës një polic i Krujës bënte zap 4 qytete tjera

9 Korrik 2023 | 18:41

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku të afërm të ish-deputetit të PS, Ramazan Rrahja dhunuan në mënyrë brutale 2 anëtarë të fisit Maja, nga e njëjta zonë.

Sipas tij, në zonat e Krujës, Fushë-Krujës e Mamurrasit, autoriteti i bandave bën hije më shumë se shteti dhe kjo është një dukuri që ka ardhur duke u forcuar për vite me radhë.

“Po marr dy regjime, mbretërinë dhe regjimin komunist. Në kohën e regjimit një polic i Krujës bënte zap 4 qytete, Krujë, Fushë-Krujë, Kurbin apo Mamurras, edhe në kohën e mbretërisë. Ka disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e autoritetit të shtetit në Krujë, autoritet që në këtë rast përfaqësohet nga policia. Kemi të kundërtën; nëse deri dje 2 policë bënin zap 5 qytet sot, 2 banda bëjnë zap 5 qytete apo bashki. Autoriteti i bandave bën hije më shumë se shteti dhe kjo nuk ndodh në një ditë, por ka ndodhur për vite me radhë që ka ardhur nga korruptimi dhe inkriminimi i shtetit”, tha Spahiu.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023