Spahiu: Nëse sherri i Krujës nuk do ishte me video, s’do shkarkohej askush
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku të afërm të ish-deputetit të PS, Ramazan Rrahja dhunuan në mënyrë brutale 2 anëtarë të fisit Maja, nga e njëjta zonë.
Sipas Spahiu, nëse ngjarja nuk do të ishte filmuar e më pas përhapur në rrjetet sociale, nuk do të kishte ndodhur asnjë nga lëvizjet politike që e pasuan, që nga dorëheqja e deputetit të PS deri të shkarkimi i ministrit të Brendshëm.
“Nëse kjo ngjarje nuk do ishte filmuar me video, nëse nuk do ishte filmuar nga këta kriminelët, e kam me shumë dyshim që reagimi i qeverisë do ishte kaq radikal. Do kishe kaluar si një ngjarje që edhe ka ndodhur, edhe s’ka ndodhur, do mohohej. Këtë dyshime kam edhe për shumë ngjarje. Edhe për Safet Gjicin, nëse nuk do ishte me video nuk do shkarkohej. Mendoj se marrëdhënie seksuale në zyrë kryejnë shumica e zyrtarëve të Shqipërisë, por nuk disponohen prova”, tha Spahiu.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump