Spahiu: Çdo lider shqiptar që ka dalë kundër SHBA, historia e ka cilësuar tradhtar
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo lider shqiptar qka dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, historia e ka renditur si tradhtar.
“Sanksioni i parë mendoj që do të jetë shpallja i padëshiruar e kryeministrit të Kosovës në SHBA dhe disa vende europiane dhe i dyti mund të jetë një plan për veriun e Kosovës, më i keq se marrëveshja e Ohrit. Non grata është një fazë më e avancuar. I padëshiruar është person që nuk lejohet të udhëtojë në disa vende dhe non grata është një person që konsiderohet kërcënim për vendet e tjera. Një person në detyrë, një kryeministër unë nuk mendoj që shpallet non grata, por mendoj që mund të shpallet i padëshiruar.
Dëshiroj të mos ndodhë as e para, as e dyta, por që Albin Kurti të gjejë rrugën e dialogut dhe ftohtësinë për një zgjidhje për Kosovën. Pse? Sepse Albin Kurti e ka të pamundur me mbështetësit e tij, të ndalë një projekt europian, euro-atlantik për veriun. Albin Kurti nuk ka aleatë të tjerë,” – u shpreh Spahiu.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë