Spahiu: Duhet rrëzuar ky sistem elektoral, po shkojmë drejt mbretërisë

5 Korrik 2023 | 22:05

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se referendumi është mjeti i fundit për të ndryshuar sistemin aktual zgjedhor.

Spahiu u shpreh se rrëzimi i sistemit elektoral është domosdoshmëri, përndryshe vendi do shkojë drejt mbretërisë.

“Referendumi ka mbetur arma e fundit për të ndryshuar sistemit zgjedhor. të gjithë biem dakord që Rama e fiton pushtetin në tavolinë. Asnjë parti politike, nëse hyn në zgjedhje e vetme pa asnjë koalicion nëse do ketë votim të lirë, të barabartë dhe të garantuar për ata shqiptarë që janë jashtë, Rama nuk do jetë në pushtet. 1 parti nuk mund të mundi një koalicion partish… Unë jam i parimit që referendumi duhet bërë. Nëse referendumi bëhet, unë do rreshtohem pro opozitës për të rrëzuar këtë sistem elektoral, ndryshe do shkojmë drejt një mbretërie”, tha Spahiu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026