Policia: 2 muaj më parë kemi referuar në prokurori kallëzimin e Bilal Majës
Policia e Krujës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë ku disa persona pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë barbare pjesëtarë të fisit Maja pas denoncimit të këtyre të fundit për guroren në pronësi të Rrajave.
Policia thotë se ka kryer me paanshmëri procedurat lidhur me këtë rast, ndërsa sqaron se çdo material procedural lidhur me këtë çështje është referuar në prokurori.
Në njoftimin e policisë thuhet se në “muajin maj të vitit 2023, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar