Dumani në Këshillin e Mandateve: Janë plotësuar kriteret për arrestimin e Ahmetajt
Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.
Mbledhja u ndërpre për disa minuta, pasi opozita kërkoi që të zhvillohet më dyer të hapura, gjë që nuk u pranua nga shumica.
Kreu i SPAK, Altin Dumani i pranishëm në mbledhje u pyet nga deputetja socialiste Ermonela Felaj nëse plotësohet kriteret për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe nëse SPAK ka pasur presion politik?
“Janë plotësuar kriteret për arrestimin”, ishte përgjigjja e kreut të SPAK.
Më herët, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e pyeti kreun e SPAK, nëse kishte dijeni se ku ndodhet Ahmetaj.
“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?” mësohet të jetë shprehur Bardhi.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kreu u SPAK ka thënë se nuk ka informacion se ku është Arben Ahmetaj.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve