G7 pakt sigurie për Ukrainën, Biden: E ngjashme me marrëveshjen që kemi me Izraelin
Anëtarët e G7 pritet të ratifikojnë një pakt të gjerë sigurie për Ukrainën në samitin e NATO-s këtë të mërkurë.
Megjithatë NATO nuk siguroi një kornizë kohorese kur Kievi mund të bashkohet me aleancën e sigurisë, duke provokuar zemërimin e Presidentit Volodymyr Zelensky.
Marrëveshja e sigurisë do të përfshijë pajisjet e mbrojtjes, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se do t’i dërgonte një “sinjal të fortë” presidentit rus Vladimir Putin.
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën vjen pasi presidenti Zelensky shpërtheu ndaj aleancës pas hezitimit s për t’i ofruar Kievit një afat kohor për t’u bashkuar me NATO-n.
Udhëheqësit e G7 do të nënshkruajnë deklaratën për Ukrainën në Vilnius, në ditën e dytë të samitit të mbrojtjes të NATO-s.
Duke folur përpara një takimi me Presidentin Zelensky të mërkurën, Sunak tha se aleatët e Kievit po rrisin “rregullimet e tyre zyrtare për të mbrojtur Ukrainën për një afat të gjatë”.
“Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj brutalitetit rus,” tha ai.
Zyrtarët britanikë thanë se Mbretëria e Bashkuar kishte luajtur një rol udhëheqës në marrëveshjen që përfshin partnerët e G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA. Më shumë detaje priten të bëhen publike këtë të mërkurë.
Presidenti i SHBA Joe Biden sugjeroi më herët një model për Ukrainën të ngjashëm me marrëveshjen e vendit të tij me Izraelin. Sipas kësaj marrëveshjeje, Uashingtoni është zotuar të ofrojë 3.8 miliardë dollarë (2.9 miliardë £) ndihmë ushtarake në vit gjatë një dekade.
Por ndryshe nga anëtarësimi në NATO – kjo nuk përfshin një klauzolë për t’i ardhur në ndihmë kombit të synuar gjatë një kohe sulmi.
Njoftimi i G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet” – një vonesë që Zelensky e ka quajtur “absurde”.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon