Baftjar Zeqo distancohet nga Ahmetaj: Është shok partie, jo shoku im

13 Korrik 2023 | 10:09

Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, ka reaguar për herë të parë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në dosjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin e Arben Ahmetaj.

Zeqo tha se nuk ka firmosur asnjëherë tendera për inceneratorët, pasi sipas tij impiantet e përpunimit të mbetjeve u krijuan pas vitit 2015, kur ai tashmë e kishte lënë detyrën e kryebashkiakut.

Zeqo u distancua nga Ahmetaj, duke e cilësuar vetëm si shok të partisë dhe jo mik të tijin personal.

“Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas vitit 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im”, tha Zeqo.

Ish-kryebashkiaku i Fierit shtoi se kanë kaluar 11 vite që kur Ahmetaj i ka dërguar një mesazh për të pritur Mirel Mërtirin. Ai shtoi se nuk mban mend nëse e ka takuar Mërtirin apo jo.

“Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha ai”, tha Zeqo.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026