“Gjobaxhie”, Felaj-Bardhit: A ke guxim të përballesh me ligjin për shpifjet?
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili e quajti gjobaxhie.
Në fjalën e saj në Kuvend ajo shtoi se ka ardhur në politikë me vullnet të lirë ndërsa shtoi se Bardhi po bën lojën e palaço-s.
Ajo iu drejtua Bardhit duke i thënë nëse ka guxim që të përballet me ligjin për shpifjet.
“Këtë bënte regjimi, të vinte gishtin e më pas të vendoste faktin. A përballen dot këta nejrëz me ligjin dhe të provojnë këto shpifje të ulëta. A ke cipë kur merresh me familjen, me motrën, me vëllanë. Publikut i pëlqen loja e palaços, e loja e harbutit. Unë jam në politikë që prej vitit 2009, dhe në politikë kam ardhur me vullnetin tim të lirë, nuk më kanë sjellë as lojërat, as lidhjet. Kam qenë prokurore dhe jam e nderuar sepse në këtë Kuvend në 30 vjet vetëm 3 njerëz kanë ardhur nga shkolla e magjistraturës. Nëse nuk do ishim ne në komisionin Hetimor ju nuk mund të lexonit dot një raport”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën
- 07:23 Rusia nis sulme vdekjeprurëse në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë ndaj Kievit, 9 të vrarë! Mes tyre edhe fëmijë